MAGAZINË /

Divorcoi bashkëshortin miliardier përmes rrjeteve sociale, Princesha e Dubait në një lidhje me reperin e njohur

Princesha e Dubait e cila u bë e famshme në botë kur u divorcua nga bashkëshorti i saj arab brenda një nate me një postim në Instagram, është rikthyer në dashuri me muzikantin me origjinë marokene, French Montana.

Shkruar nga Versus

Divorcoi bashkëshortin miliardier përmes rrjeteve sociale, Princesha e

Princesha e Dubanit Sheikha Mahra muaj më parë u vendos në qendër të vëmëndjes pasi njfoti divorcing me bashkëshortin e saj miliardierin Sheikh Mana Al Maktoumme një postim në Instagram.

"Burri im i dashur, meqenëse je i zënë me shokë të tjerë, unë njoftoj divorcin tonë. Unë të divorcoj, unë të divorcoj, unë të divorcoj. Kujdes, ish-gruaja jote." 

Një vit pas divorcit disi online që e bëri të famshme brenda dhe jashtë botës arabe, princesha siç duket ka nisur një fillim të ri.

Sipas mediave të huaja ajo është në një lidhje me reperin French Montana.

Revista VIBE e fotografoi çiftin disa ditë më parë në një shëtitje romantike në Paris, ndërsa Sheikha Mahra postoi një story në Instagram.

Ajo tregon duart e tyre duke mbajtur një dry me Kullën Eiffel në sfond, e cila kishte një emoji zemre, një konfirmim indirekt i romancës së re.

Reperi francez me origjinë amerikano-marokene me 45,000,000 ndjekës në Instagram u takua me Sheikha Mahra-n, rreth një vit më parë.

Në fakt, sipas burimeve të informuara mirë, kontakti i parë u zhvillua vjeshtën e kaluar, kur princeshën kishte vetëm tre muaj që ishte ndarë nga bashkëshorti i saj miliardier. /Versus.al

Divorcoi bashkëshortin miliardier përmes rrjeteve sociale, Princesha e

Divorcoi bashkëshortin miliardier përmes rrjeteve sociale, Princesha e
Foto nga një shëtitje romantike në Paris me French Montan

 

Poll