
Ndarja e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet tashmë duket e pashmangshme duke parë edhe përplasjet e ashpra mes disa prej figurave të kësaj force politike që pavarësisht se mori numër të konsiderueshëm votash, siguroi vetëm një mandat.
Këtë herë, opinionisti i njohur Arjan Konomi i cili ishte një prej kandidatëve për deputetë të këtij koalicioni, ka shpërthyer ndaj Endri Shabanit, kreut të Nismës Thurje për deklaratat e bëra së fundmi prej tij. Konomi mohoi deklaratat e Shabanit i cili tha se fëmijët e Zeqir Kordhoni ishin fyer prej tij, ndërsa i bëri thirrje që të mos i dilte përpara.
“O Endri Shabani, o mashkulli më k*rvë që ekziston. Po si more manipulon me fjalët e mia? Si manipulon del në një emision televiziv dhe thua që unë paskam thënë për fëmijët e Zeqirirt që do i pështy në fytyrë? Jo mo jo, kam thënë për Zeqirit që do e pështy në fytyrë. Por do të pështy dhe ty.
Në më dalsh para o Endi Shabani, po e them publikisht dhe nuk kam frikë je skuth, mashkull legen. Më ke prishur tre herë pushimet në Tiranë. Po ti more, ti do vetëm tënde, ti që qelbesh era baltë nga ku e ke origjinën edhe pse ke bërë Oksfordin e që s’ke bërë asgjë, ti që do të bëhesh deputet, kryetar bashkie, që i do të gjitha pa bërë asgjë. Ndenje me atë merimangën në dorë si surrati yt, si zhabë, kukumjaçkë, tani po na prish e po na çon në manipulim. Nuk kam thënë për Sarën dhe Ymerin unë ta pështyj, kam thënë për Zeqirin. As daja jot Zeqiri s’ka moral dhe duhet pështyrë në fytyrë, duhet pështyrë ty që nuk dihet sa lekë ke marrë e kush e di çfarë ke bërë që prishe këtë përpjekje. Në më dalsh përpara do të jem i pari që do të pështy në fytyrë o njeri i degradua, njeri i fëlliqur. S’ka nevojë Shqipëria për ty.”, shprehet Konomi. Versus.al







