MAGAZINË /

A e parashikuan Simpsons videon virale në koncertin e Coldplay? Ja si qëndron e vërteta

Pasi incidenti i vërtetë shkaktoi trazira dhe u bë lajm kohët e fundit, gjërat u komplikuan kur fansat e Simpsons u përfshin në disktutim.

Shkruar nga Versus
A e parashikuan Simpsons videon virale në koncertin e Coldplay? Ja si
Andt Byron dhe Kristin Cabot/ Imazhi i krijuar me AI

Një imazh me personazhe në stilin e “The Simpsons”, që ngjajnë me CEO-n e Astronomer, Andy Byron, dhe shefen e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, nga videoja virale e koncertit të Coldplay-t, u shfaq në rrjetet sociale dhe u bë viral menjëherë.

Kjo ndezi menjëherë spekulime se “The Simpsons” e kishin bërë sërish — duke parashikuar një moment të çuditshëm të kulturës pop shumë kohë përpara se të ndodhte.

Postimet që qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale pretendojnë se episodi 10 i sezonit 26 të serialit të famshëm amerikan ka ngjashmëri të frikshme me ngjarjen e fundit.

A e parashikuan “The Simpsons” incidentin në koncertin e Coldplay?

Pas incidentit të vërtetë që mori vëmendje të madhe në media, gjërat u bënë edhe më të çuditshme kur fansat e “The Simpsons” u përfshinë në diskutim. Një imazh që tani ka bërë xhiron e rrjetit pretendon se vjen nga një episod i vitit 2015 dhe tregon një çift në “kiss cam” që ngjan me Andy Byron dhe Kristin Cabot.

Megjithatë, producenti ekzekutiv i serialit, Al Jean, e mohoi menjëherë këtë pretendim. “Ne shkruajmë satirë, jo profeci. Çdo ngjashmëri është thjesht rastësi,” thuhet se ka deklaruar ai. Edhe përdoruesit e internetit zbuluan shpejt se imazhi viral ishte krijuar me inteligjencë artificiale.

Duke kontrolluar episodet e sezonit të 26-të të “The Simpsons”, rezulton se nuk ka personazhe që i ngjajnë CEO-s dhe drejtoreshës së burimeve njerëzore të përmendur.

Edhe pse teoria se “The Simpsons” parashikuan incidentin nuk qëndron, situata ka ngjallur një debat të gjallë në rrjet.

Përdoruesit po diskutojnë fuqinë e inteligjencës artificiale në krijimin e imazheve të besueshme, ndikimin e kulturës pop në perceptimin publik dhe sa lehtë mund të përhapen informacionet e rreme në epokën dixhitale.Versus.al

 

Poll