POLITIKË /

“Aman ju të dy si zogj duke folur me njëri-tjetrin”, Rama-pedagogëve: Profesor e mbyte zyshën

I bezdisur nga përshpëritja e vazhdueshme, Rama u kërkoi dy pedagogëve të ndalonin bisedën me njëri-tjetrin teksa ai fliste.

Shkruar nga Versus

“Aman ju të dy si zogj duke folur me njëri-tjetrin”,

Ndërkohë që fliste për ndërkombëtarizimin e universiteteve të vendit, kryeministri Edi Rama pati një moment shpërqendrimi kur iu kërkoi dy prej pedagogëve të pranishëm që të kishin mendjen tek fjala e tij.

“Aman mor ju të dy si dy zogj për Zotin, gjithë kohës duke folur me njëri-tjetrin. O professor po leje mor zyshën se e mbytë për Zotin gjithë kohës”- tha Rama.

Ndërsa më tej vijoi të fliste për nevojën për të bërë më shumë sa i takon ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare dhe lidhjet me ato të huaja.

“Ndërkombëtarizimi ka filluar patjetër, por jemi larg. Nëse nuk e pranojmë se jemi larg, nuke cim dot shpejt përpara. Po nuk e pranove problemin, nuk e zgjidh dot kurrë. Ambicia jonë duhet të jetë shumë e madhe dhe pajtimi ynë me të shkuarën është thjesht një cështje me të cilën merremi kur nuk e bëjmë më këtë punë”- shtoi kreu i qeverisë. Versus.al

 

Poll