
Mbrëmjen e kaluar nw showbizzin shqiptar nuk flitej për asgjë tjetër pasi në qendër të vëmëndjes ishte ngjarja e bujshme, dasma e këngëtares së njohur Dafina Zeqiri.
Me një ceremoni që tërhoqi vëmëndjen e të gjithëve Dafina dhe bashkëshorti i saj Kreshnik Gjergji festuan meq miqve, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve.
Por teksa fotot dhe videot e këngëtares qarkullonin në rrjete sociale, një tjetër surprizë vinte nga ish-i i saj i famshëm, Dj Geek.
Në një postim në Instagram Story, Geek ndau një foto ku shfaqet me një vajzë misterioze, duke ngritur spekulime se mund të bëhet fjalë për partneren e tij të re.
Fotografia ka ngjallur kureshtje të madhe dhe ka ndezur spekulime në rrjetet sociale, pasi të gjithë pyesin nëse kjo është një formë e “hakmarrjes” së tij në ditën e dasmës së ish-të dashurës.
Kujtojmë Dj Geek dhe Dafina kanë pasur një marrëdhënie të gjatë dhe publike në të shkuarën, ndaj ky postim është interpretuar si një deklaratë nga ana e tij.
A është vajza në foto partnerja e re e Dj Geek, apo thjesht një shoqe?/Versus.al








