MAGAZINË /

“Dole brodhe nëpër Komunë të Parisit”, Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Fitoren ta dha “Dhoma e Bardhë”

Aktori Julian Deda ka shpërthyer ndaj Egla Cenos duke thënë se fitoren e Big Brother-it ia dha vetëm futja në Dhomën e Bardhë.

Shkruar nga Versus
“Dole brodhe nëpër Komunë të Parisit”, Jul Deda
Aktori Julian Deda

Inatet e shprehura brenda shtëpisë së Big Brother VIP3 siç duket nuk kanë përfunduar as pas përfundimit të spektaklit.

Aktori Julian Deda është përplasur me Egla Cenon në “post Big Brother” duke pretenduar se fitorja e saj erdhi vetëm për shkak të Dhomës së Bardhë ku edhe u fut si “dënim”.

Juli u shpreh se aktorja doli me makinë nëpër Komunë të Parisit dhe se rikthimi në Big Brother i kishte dhënë famë. Ndërsa Egla e mohoi një gjë të tillë duke thënë se gjatë kohës që kishte qenë jashtë, kishte shkuar te zyrat e psikologes për të kryer testet psikologjike para se të izolohej te “Dhoma e Bardhë” ku më pas iu bashkuan Meritoni dhe Ilnisa.

Pjesë nga debati në studio:

Ori: Ky BB nisi me një Ilnisë të fortë por që u zbut rrugës. Deri në pikën e dhomës së bardhë, Ilnisa ishte antagonistja dhe Egla doli në pol më pozitiv. Loja e bardhë, Egla ishte ende viktima në sensin që po sulmohej po mundohej të mbrohej sepse sulmi ishte agresiv.

Juli: Egla deri në momentin që u kërkoi vajzave që ta ndihmonin për tu futur në dyshen e gjelave, erdhi si shkëndijë për një pol të tretë. Mendoj se ato dy ditët fantazmë që nuk e dinte publiku çfarë po ndodhte me të, mori makinën dhe iku

Egla: Më kanë çuar të zyrat e psikologes dhe më futën në dhomën e bardhë.

Juli: Eglën e faktorizoi Dhomën e bardhë.

Ori: Ishte e vetmja që mësyu Tiktokun me shprehjen e saj.

Juli: Zarfi i zi u shkel me të dyja këmbët, bën bujë videon e saj dhe rikthehet, jo faktorizim…ama dhoma e bardha ta ka thënë Big Brotherin dhe thuaji faleminderit, ajo ishte gjetja që të dha ty BB. Ke dalë dy here e papreferuar.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: