MAGAZINË /

Dorina Mema përplaset me Bledi Manen dhe largohet nga studio

Shkruar nga Versus
Dorina Mema përplaset me Bledi Manen dhe largohet nga studio
Momenti kur Dorina Mema del nga studio e emisionit

Dorina Mema dhe Bledi Mane janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e “E Diell”.

Ajo ishte duke folur për biznesin dhe vështirësitë që ka hasur për të marrë patentën për të ushtruar aktivitetin, ku Mane ndërhyri duke i sugjeruar që ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore. Më pas debati agravoi në përplasje personale duke bërë që Dorina Mema të largohet nga studio.

Gazetari pretendoi se legjislacioni shqiptar është “mrekulli” për regjistrimin e autorësisë, ndërsa akuzoi Memën për pesimizëm.

Pjesë nga debati:

Mema: Duhet të ndërtosh veten. Duhen dhe ide, siç shoh, dieta ime është përhapur në 5-6 vende, por nuk ka problem. Vetëm të më japin të drejtën e autorësisë.

Mane: Është faji yt, që nuk e ke regjistruar. Ka zyrë patente.

Mema: Nuk ka autorësi këtu, një presje të ndryshojë nuk mund ta mbash dot autorësinë.

Mane: Legjislacionin e kemi mrekulli.

Mema: E ke legjislacionin, por po të ndryshojë një fjali, nuk është e juaja thuhet. E di apo nuk e di? E drejta e autorit këtu është e vështirë për tu mbajtur, lëre se çfarë thotë Bledi.

Mane: E ke gabim

Mema: Bledi të lutem! Vetëm logot mund të ruash këtu. Të rrish në gjyqe? Të ndjekësh punën?

Mane: E ndjek avokati gjyqin.

Mema: Nëse hap një gjyq autorësie e mbyll pas 10 vitesh.

Mane: Ke një lloj pesimizmi politik që e sjell në çdo studio dhe të këshilloj që s’të bën mirë. Të këshilloj. Zhvillimin e këtij vendi nuk ndalon as ti e as unë. Ky vend nuk është meritë e qeverisë që po zhvillohet por e egoizmit të njerëzve.

Mema: Ti po thua që e pengojmë ne apo e zhvillojmë. Njerëzit si unë duhet t’i suportosh?

Mane: E dëgjove cfarë thashë? Ke ardhur në studio dhe ke sjellë pesimizmin. Ky pesimizëm. Është shumë pesimiste, e kam parë në publik.

Mema: Unë jam krenare që nuk pëlqehem nga ty. E kam krenari…

Mane: Këto transformojnë dhe fjalët që ti thua. Unë thashë që solle pesimizmin. Ju keni mësuar tekstin përmendësh…

Mema: Bledi të isha pesimiste nuk jam kjo që jam. Jam ndër të paktat femra që ia dalin vetë. Nuk jam pre e pagave qyl.

Mane: Të akuzova gjë?

Mema: Ti je brenda qylit. Të lutem!

Mane: Unë brenda qylit?

Mema: Ti të më gjykosh mua? Unë jam jashtë qylit dhe tije brenda qylit, e ti të më gjykosh mua!?

Mane: Ti nuk e di çfarë pune bëj unë. Unë bëj tre punë dhe asnjë në shtet.

Mema: Ti s’më do mua se unë di shumë. Ti bën pjesë e njerëzve që kopjojnë dhe bëjnë qyla.

Mane: Mbarove?

Mema: Ju kërkoni të vini gishtin mbi njerëzit që punojnë…

Mane: Me mua e ke?

Mema: Po me ty! Me ty e kam.

Mane: E ktheve personale.

Mema: Ti e ktheve personale. Streçet nuk i prek, vazhdo me streçet e tua. Unë kam shumë punë për të qëndruar me njerëz si ty. Versus.al

Poll