Shtëpia e Big Brother VIP Kosova nuk pushon së dhëni surpriza dhe skena të nxehta, dhe mbrëmja e së premtes e konfirmoi këtë me vendimin befasues të Limit dhe Dolces për të marrë një hap prapa në marrëdhënien e tyre.
Sipas çiftit, ky vendim erdhi për shkak të presionit të vazhdueshëm nga Alba, ish-e dashura e Limit në një format tjetër televiziv, e cila nuk e fsheh dot xhelozinë e saj ndaj afrimit mes tyre. Tensionet dhe përplasjet e vazhdueshme duket se kanë krijuar një atmosferë të rënduar brenda shtëpisë, duke shtyrë Limit dhe Dolcen drejt këtij vendimi.
Por drama nuk ndalet aty. Ish-banori Edit, i cili kishte krijuar një lidhje me Dolcen gjatë pjesëmarrjes të tij, ka nxjerrë “thumbin” më të nxehtë jashtë shtëpisë.

Në një video-selfie nga vetura e tij, ai ka shoqëruar imazhin me mbishkrimin “little bitch (bushtra e vogël)”, duke ndezur menjëherë debat dhe interpretime të shumta nga ndjekësit.
Reagimi i Edit ka shkaktuar polemika në rrjetet sociale, ku një pjesë e ndjekësve e kanë cilësuar përdorimin e një termi kaq pezhorativ dhe ofendues si të panevojshëm dhe të papërshtatshëm, pavarësisht zhvillimeve brenda Big Brother VIP Kosova.
Për momentin, të gjithë sytë janë tek Limi dhe Dolce: a do të ringrihen pas këtij presioni apo do të thellohet krisja në marrëdhënien e tyre?

