
Pas vetëm disa orëve nga hyrja e tij në Big Brother VIP Albania, Gjesti arriti të krijonte një audiencë të madhe në rrjetet sociale, ku shumë njerëz shprehën mbështetje për të. Megjithatë, disa nga banorët e shtëpisë nuk e pranuan mirë praninë e Gjestit.
G-Bani, Gerti, Laerti, Gëzimi dhe Xumi kanë pasur disa përplasje me Gjestin, ndërsa disa banorë të tjerë preferuan të flasin për të në mungesë të debateve.
Bernardi, i cili pak ditë më parë bëri publik orientimin e tij seksual, në një bisedë me Egli Takon shprehu mendimin për Gjestin. Ai tha se e ndjen xhelozi për energjinë që ka ky i fundit, duke e përshkruar si një karakter pozitiv.
Sidoqoftë, Bernardi e përjashtoi mundësinë për të pasur një marrëdhënie me Gjestin, duke theksuar se ai është në moshën e vajzës së tij. “Ai është në botën e tij, dhe këtë e shoh si shumë të bukur, madhe kam zili. Më sjell kujtime të hershme, por mos harro që vajza ime është në moshë me atë, kështu që do mbaj distancë,” tha ai ndër të tjera.
Bernardi ka deklaruar më parë se është në kërkim të një partneri pas ndarjes nga partneri i tij shkodran./Versus.al








