MAGAZINË /

“Duhet të ndahen!”/ Bashkëshortja e Mirit tregon se çfarë do ti thoshte atij dhe Selin nëse do të hynte në BBVA

Ajo është ndalur te raportet dhe debatet që ka Miri me banorët e tjerë të shtëpisë teksa ka folur edhe për Selin.

Shkruar nga Versus

“Duhet të ndahen!”/ Bashkëshortja e Mirit tregon se

Bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini, ka qënë e ftuar në Top Albania Radio ku ka komentuar rrugëtimin e bashkëshorit të saj në Big Brother Vip Albania.

Ajo është ndalur te raportet dhe debatet që ka Miri me banorët e tjerë të shtëpisë teksa ka folur edhe për Selin.

"Unë shoh që Miri dhe Selin do vazhdojnë edhe shumë gjatë, por do vijë një moment kur duhet të ndahen të dy. Më mirë më shpejt, se më vonë. Secili duhet të luajë lojën e vetë. Është më i kufizuar në atë lojë, më mirë secili të luajë lojën e vetë, në fund dalin të dy në finale. Për mua fitues është Miri. Të fortë janë Kristi, Brikena, Selin.”-u shpreh ajo.

Teksa është pytur se: “Çfarë do i thoshte ajo Mirit, nëse do i bënte një surprizë në “BBV”?”

Ajo është përgjigjur: “Do i thoja që jam shumë krenare për të dhe unë çuditem si i përballon situatat dhe ku e gjen durimin. E dua shumë, fokusohu te loja jote dhe mos harro çfarë të kam thënë para se të hysh, ti nuk ke ardhur për pjesëmarrje, por ke ardhur për të fituar. Do kisha qejf të takoja Baby G. Ajo është nga ato banore që nuk ka hyrë aty për të sulmuar Mirin“

Ndërsa sa i përket Selin ka thënë: “Është kënaqësi të të takoj një herë dhe gjithë të mirat. Nuk ka diçka të veçantë që do i thoja.”

Poll