
Rabea Shahini, gruaja e Miri Shahinit, banorit të Big Brother VIP 5, ka folur në “Top Albania Radio” lidhur me lojën e bashkëshortit të saj në këtë edicion të spektaklit. Mes të tjerash foli edhe për tronditjen që ndjeu pas fjalëve që babai i Selin kishte thënë për Mirin.
“Nga një anë e kuptoj merakun që ka një baba për vajzën e vet, por ky merak nuk të jep të drejtën të gjykosh një person që ti nuk e njeh, që nuk ka bërë asnjë gjë ilegale.”- shpreh ajo.
Sipas saj, Miri nuk kishte bërë asnjë gjë për t’i merituar ato fjalë, aq më pak kur disa paralajmërime dhe sinjale nga jashtë vajza e tij i kishte marrë me kohë.
“Ti si baba nuk mund t’ia japësh gjithë fajin ose përgjegjësinë… Domethënë nuk mund të thuash që është përgjigjur Miri për atë situatën atje brenda, por shiko edhe pak gocën tënde sepse ajo ka marrë ca këshilla nga jashtë deri tani. Deri tani nuk e ka kuptuar domethënë ose nuk do…”- shtoi Rabea duke bërë të qartë se nuk është xheloze për raportin e Mirit me Selin pasi nuk ekziston asgjë mes tyre. Versus.al

