MAGAZINË /

Dyshja ikonike Rita Lati-Behar Mera, Roza Lati: Publiku mendonte se ishte babai im

Roza tregoi se pasi e larguan nga estrada, Ritës i duhet të siguronte para për familjen dhe nisi të krijonte skeçe me Behar Merën, që i interpretonin në vende të ndryshme. Kimia që kishin në skenë bënte që publiku të besonte se ata ishin çift edhe në jetën reale.

Shkruar nga Versus
Dyshja ikonike Rita Lati-Behar Mera, Roza Lati: Publiku mendonte se ishte babai
Roza Lati/ Behar Meraj dhe Rita Lati

Moderatorja Roza Lati ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Story”, ku foli për nënën e saj, Rita Latin, të cilën e quan një aktore koketë, që ka shkëlqyer në të gjitha rolet që ka interpretuar, por veçon personazhet mashkullore që ajo ka luajtur.

“Rita Lati ka qenë gjithmonë një aktore koketë, por rolet e mia të preferuara, kanë qenë kur ka bërë plakat ose burrat. I ka bërë shpesh në skenë me xhaxhi Beharin, siç i thërras unë. Artist i madh, me një familje të mrekullueshme. Megjithatë, mamit i shkonte ai roli koketë, e flokët biondë, buzët e ndezura gjithnjë, si Merlin Monroe. Prandaj dhe unë e kam adhuruar Merlin Monroe, se më dukje si mami im. Por, mami ka eksperimentuar edhe me role të tjera, vdisja fare kur bënte burrin plak”.

Roza tregoi se pasi e larguan nga estrada, Ritës i duhet të siguronte para për familjen dhe nisi të krijonte skeçe me Behar Merën, që i interpretonin në vende të ndryshme. Kimia që kishin në skenë bënte që publiku të besonte se ata ishin çift edhe në jetën reale.

“Behari ishte i shoqëruar me gruan e tij, mami im me shokun e saj prej 22 vitesh. Organizatori i thotë ‘sa të mirë jeni ju të dy, po atë gocën si e keni. Behar, ty të ka ngjarë apo Ritës’. Dhe Rita që i thotë ‘zotëri, Besa, nusja e Beharit’. Ajo është një pjesë që më ka persekutuar gjithë jetën”.

Tags:

roza lati

Poll