Hyrja e ish-burrit të banores së Big Brother Vip Kosova, Drenusha Latifit ka shkaktuar shumë debate në rrjete sociale.
Latifi e ka akuzuar ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh për dhunë fizike të ushtruar ndaj saj madje ajo e ka denoncuar dhe publikisht.
Në klipin e tij të hyrjen Atilla u shpreh se është i përgatitur për të gjitha të papritur që do të ndodhin brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova dhe se ka pranuar të hyjë në shtëpi për të treguar se kush ai është.
Vieë this post on Instagram
Para se Kardesh të hynte në shtëpinë e BBVK kishte një ballafaqim me ish-bashkëshorten e tij ku të dy lëshuan akuza ndaj njëri tjetri.
Moderatorja Jonida Vokshi: Cili ishte mendimi i parë kur ti e pe? Çfarë mendove? Çfarë ndjeve?
Drenushe Latifi: Karshi këtij njeri nuk ndjejë asgjë. Deri dje e kam pas një lloj inati pasi nuk kemi mundur të kishim një bashkëpunim për hatër të fëmijëve. Tani nuk ndjejë asgjë.
A je e hapur për këtë lloj bashkëpunimi për hir të fëmijë por as këtë nuk e don më?
Latifi: Kanë kaluar dy vite dhe ne nuk kemi pasur bashkëpunim përsa i përket fëmijëve sepse kam qenë shumë e hapur Është munduar të më nxjerrë si një nënë e keqe pavarësisht sakrifica që kam bërë për fëmijët. Kam bërë shumë gjëra në jetë dhe në asnjë moment nuk ka thënë faleminderit.
Atilla Kardesh: I kam dëgjuar këto në dhjetra programe. Dhunues unë? Jo! Tani dua të tregoj edhe unë anën time të historisë. Se çdo histori ka dy anë, dua të tregoj edhe unë historinë time.
View this post on Instagram
Por hyrja e Kardesh në Big Brother Vip ka shkaktuar polemika në rrjete sociale. Një numër i madh i përdoruesve bënë thirrje për bojkot të programit.
‘Përfundimisht keni dështu Klan Kosova. Këtu po shifet feminizmi juaj’
''Tash për juve edhe Dhunusit qenkan VIP a !!? Oooo krejt kemi me votu per Drenushen e ketë manijak me qit meniher jasht se e ka vendin ne Psikiajatri…' ishin disa nga komentet.
Por kishte dhe nga ata ndjekës që pretendonin se ky është një skenar i përgatitur që në fillim.
Oo kto jan filma bre .. plani osht prej fillimit me bo ksi skena qe nfund mu ba kta bashk pse spo del kjo ? Ka logjik./Versus.al







