MAGAZINË /

E bëra të famshme me duart e mia! Elsa Lila mendon se Albina Kelmendi i 'vodhi' Eurovizionin: Të ketë kujdes nga gjykatat

Elsa kujtoi se në atë edicion ajo u shpall fituese e çmimit të jurisë, ndërsa publiku zgjodhi Albinën dhe familjen Kelmendi për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Duje”. Por sipas saj, rezultatet nuk pasqyruan realisht vullnetin e publikut.

Shkruar nga Versus
E bëra të famshme me duart e mia! Elsa Lila mendon se Albina Kelmendi
Albina Kelmendi/ Elsa Lila

Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka bërë deklarata të forta në një intervistë të fundit, ku është rikthyer te polemikat e Festivalit të Këngës 61. Artistja ka akuzuar Albinën Kelmendi, fituesen e garës për në Eurovision, se fitorja e saj nuk ka qenë e ndershme.

Elsa kujtoi se në atë edicion ajo u shpall fituese e çmimit të jurisë, ndërsa publiku zgjodhi Albinën dhe familjen Kelmendi për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Duje”. Por sipas saj, rezultatet nuk pasqyruan realisht vullnetin e publikut.

“Ju mendoni që m’u dha haku që meritoja? Mendoj që jo, ç’publik?”, – tha këngëtarja në emisionin “Mirëmbrëma Yje”.

Ajo shtoi se ekzistojnë “prova empirike dhe fizike” që tregojnë se votat janë blerë, ndërsa la të kuptohet se kishte menduar ta çonte çështjen në gjykatë:

“Provat janë që votat janë blerë nga publiku, pafund. Atë çështje do e kisha çuar shumë larg, por nuk e çova. Kam familjarë avokatë, mund ta bëja lehtë, por zgjodha të mos e kthej në skandal”, – u shpreh ajo.

Elsa Lila kujtoi gjithashtu se Albina Kelmendi kishte qenë dikur pjesë e skuadrës së saj në “The Voice of Albania” në vitin 2014, duke shtuar me tone ironike:

“E bëra me duart e mia, me diturinë dhe me artin tim, i njëjti person.”

Në fund, artistja lëshoi edhe një paralajmërim të fortë: “Të kenë kujdes nga gjykatat, sepse funksionojnë kur duan. Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë.”

Tags:

elsa lila

Poll