MAGAZINË /

'E dua, por ja pse nuk do të martohemi', Erolld Belegu tregon planet me Diola Dostin

Biznesmeni u shpreh se për momentin duhet të martohet djali i tij

Shkruar nga B.SH
'E dua, por ja pse nuk do të martohemi', Erolld Belegu tregon
Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Historia e tyre e dashurisë ishte në qendër të mediave rozë për shumë kohë.

Dhe bëhet fjalë për nutriconistën Diola Dosti dhe biznesmenin nga Kosova Erolld Belegu.

Së fundmi biznesmeni ka qenë i ftuar në emisionin “Era Verë” në T7, ku ka treguar më shumë për lidhjen e tij me Diolën. Ai tha se janë duke shijuar jetën së bashku ndërsa sapo janë kthyer nga pushimet.

“Diola është një njeri që prej kur ka ardhur në jetë kam një qetësi shpirtërore. I kemi bërë tashmë gjashtë muaj që jemi bashkë. Jemi duke e shijuar jetën bashkë”, tha ai.

Por për një dasmë është ende herët të flitet. Ai tha se për momentin duhet të martohet djali i tij.

“Ende është herët. Njëherë duhet të martohet djali im, ai e ka rendin. Ne kemi menduar të bëjmë një festë që do të quhet festim i dashurisë”./Versus.al

 

Poll