
Mimoza Ahmeti dhe Ilir Shaqiri janë përplasur sërish mbi identitetin kombëtar ka tensionuar atmosferën në fermë, duke përfshirë Mozën dhe Ilirin në një përplasje verbale që degradoi në ofendime personale dhe akuza të ndërsjella.
Gjatë debatit, Iliri e cilësoi Mozën si “antishqiptare” dhe përdori termin ofendues “shkinë”, deklarata që ngjallën reagime të forta brenda spektaklit. Në spektaklin e së shtunës, ai shpjegoi se ishte ndier i fyer nga komentet e Mozës për Italinë, vend ku jeton prej vitesh dhe ku ka krijuar familjen e tij.

“Kam nusen italiane dhe vajzën gjysmë italiane, gjysmë shqiptare. Kur ofendohet Italia, unë e marr si ofendim personal. Më irritoi edhe fakti që u përmend vajza ime dhe mënyra se si ajo flet shqip”, u shpreh Iliri.
Nga ana tjetër, Moza kundërshtoi deklaratat e tij, duke theksuar se mësimi i gjuhës shqipe është pjesë e identitetit dhe kulturës së çdo shqiptari.
“Më duket e papranueshme përdorimi i fjalës ‘shkijë’. Nëse një fëmije nuk i mësohet gjuha shqipe, ai humbet një pjesë të rëndësishme të kulturës së tij. Iliri po përpiqet të ndërtojë identitetin e tij në fermë mbi nacionalizmin”, deklaroi ajo.Versus.al

