MAGAZINË /

Vranësira gjatë paradites, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 6 qershor.

Shkruar nga Versus

Vranësira gjatë paradites, si parashikohet të jetë moti  
Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alternime të herëpashershme vranësirash kryesisht mesatare në pjesën e parë të ditës, ndërsa pas orëve të mesditës do të mbizotërojë mot i kthjellët.

Temperaturat maksimale pritet të shënohen në Elbasan dhe Berat me nga 30 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forces 2-4 ballë. Versus.al

Poll