AKTUALITET /

EMRI/Të sht*na me armë zjarri në Vlorë, plagoset në këmbë 30 vjeçari (detajet e para)

Sipas të dhënave paraprake, një i ri rreth 30 vjeç, i identifikuar me inicialet K. Lazaj, është plagosur në këmbë pas një konflikti të shkurtër me një person tjetër.

Shkruar nga Versus
EMRI/Të sht*na me armë zjarri në Vlorë, plagoset në
Foto ilustruese

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar në zonën e Rrugës Transballkanike, në lagjen “Pavarësia 3” të Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake, një i ri rreth 30 vjeç, i identifikuar me inicialet K. Lazaj, është plagosur në këmbë pas një konflikti të shkurtër me një person tjetër.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i riu kishte qenë duke konsumuar kafe dhe, sapo është drejtuar drejt automjetit të tij, është përballur me një person që e priste pranë një motori. Pas një bisede të shkurtër mes tyre, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit, duke e plagosur në këmbë.

Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Mjekët konfirmojnë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me motor, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tij, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Versus.al

Poll