AKTUALITET /

VIDEO/ Kundër projektit të Zvërnecit, shqiptarët mbushin sheshin dhe në Francë

Gjatë tubimeve u dëgjuan thirrje për ndryshim politik dhe mbështetje për protestat që po zhvillohen në vend.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Kundër projektit të Zvërnecit, shqiptarët mbushin

Protestat kundër projektit turistik të Zvërnecit po gjejnë mbështetje edhe jashtë vendit, ku shqiptarë të diasporës janë mobilizuar në disa qytete të Europës dhe Amerikës së Veriut për të shprehur solidaritet me protestuesit në Shqipëri.

Pas tubimit të organizuar në Toronto, qytetarë shqiptarë u mblodhën edhe në Stuttgart të Gjermanisë dhe në Paris të Francës, duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë.

Gjatë tubimeve u dëgjuan thirrje për ndryshim politik dhe mbështetje për protestat që po zhvillohen në vend.

Sipas organizatorëve, protestat e diasporës synojnë të përcjellin zërin e shqiptarëve jashtë atdheut dhe të mbështesin kërkesat e qytetarëve që prej ditësh po protestojnë në Shqipëri.

Ndërkohë, nisma të ngjashme po raportohen edhe në qytete të tjera europiane dhe amerikane ku jetojnë komunitete shqiptare./Versus.al

Poll