AKTUALITET /

Historia prekëse e Erjonës, gruas që jetoi për vite në rrugët e Vlorës dhe humbi jetën tragjikisht

Sipas dëshmive të personave që e njihnin, Erjona jetonte prej vitesh pranë Pallatit të Kulturës, duke mbijetuar falë ndihmës së qytetarëve.

Shkruar nga Versus

Historia prekëse e Erjonës, gruas që jetoi për vite në

Një histori e dhimbshme vjen nga Vlora, ku Erjona, një grua që prej vitesh jetonte në rrugë dhe përballej me vështirësi të mëdha sociale e shëndetësore, humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur pak ditë më parë.

Sipas dëshmive të personave që e njihnin, Erjona jetonte prej vitesh pranë Pallatit të Kulturës, duke mbijetuar falë ndihmës së qytetarëve.

Edhe pse jetonte në kushte të vështira, ajo përpiqej të ishte e dobishme, duke ndihmuar me pastrimin e ambienteve, si dhe me punë të ndryshme si ngarkim-shkarkimi aty ku i jepej mundësia.

Më herët ajo kishte kërkuar ndihmë edhe për të rigjetur vajzën e saj, e cila ishte marrë nga institucionet për shkak të pamundësisë së saj për t'u kujdesur për të.

Ndërkohë, shqetësimi për gjendjen e saj ishte ngritur edhe në Këshillin Bashkiak të Vlorës, por pa sjellë një zgjidhje konkrete.

Erjona jetoi e vetmuar dhe shpesh e harruar, ndërsa humbi jetën në mënyrë tragjike në aksidentin e fundit.

Historia e saj ka prekur shumë qytetarë dhe ka rikthyer në vëmendje nevojën për më shumë mbështetje ndaj personave në vështirësi sociale dhe ekonomike.

/Versus.al

Poll