MAGAZINË /

"E jashtëzakonshme", Messi kthehet 21 vite prapa, kujton debutimin me Barçën

Shkruar nga Versus

"E jashtëzakonshme", Messi kthehet 21 vite prapa, kujton

Lionel Messi është një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, madje shumë prej profesionistëve e cilësojnë atë si më të mirin e të gjitha kohërave. 

Hapat e tij të parë si futbollist, argjentinasi i mori në akademinë e Barcelonës, për t’u ngjitur më pas në ekipin e parë, e për t’u bërë pastaj Messi që e njohim sot.

Me një postim të veçantë në rrjetin social “Instagram”, tetë herë fituesi i Topit të Artë u rikthye në kohë, 21 vjet pas, duke kujtuar me nostalgji ditën që debutoi me Barcelonën në një ndeshje zyrtare.

“Tashmë shkuan 21 vjet… E jashtëzakonshmë!”, shkruan Messi në postim.

Në ndeshjen debutuese Messi ishte vetëm 17 vjeç, dhe debutimin ia dha trajneri holandez, Frank Rijkaard.

Më pas, argjentinasi luajti edhe 777 ndeshje të tjera me Barcelonën në të gjitha garat, duke u bërë lojtari me më së shumti paraqitje, e me më së shumti gola të shënuar, me 672 gjithsej.

Në vitin 2021, Lionel Messi u largua nga Barcelona si transferim i lirë, pas përfundimit të kontratës, në drejtim të PSG-së. Ai luajti në kryeqytetin francez për 75 ndeshje, para transferimit në SHBA tek Inter Miami, ku luan ende dhe pritet të luajë edhe në Kupën e Botës. 

Poll