
Pak orë para sfidës së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Air Albania”, reperi Finem ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale jo me këngë, por me një bast të guximshëm që i ka tronditur fansat.
Në një video që po qarkullon gjerësisht në TikTok, Finemi shihet teksa vendos një bast prej 50,000 lekësh për fitoren e Shqipërisë. Kuota për triumfin e kuqezinjve është 3.45, çka në rast suksesi do t’i siguronte plot 172,500 lekë fitim.
Në përshkrimin që shoqëron videon thuhet se janë vënë 50 mijë euro, por shifrat dhe koeficienti flasin qartësisht për lekë shqiptare. Kaq ka mjaftuar që komentuesit të shpërthejnë me teori: “blof”, “basti është anuluar”, “portali nuk lejon aq shumë për këtë ndeshje”, dhe shumë të tjera.

Për të shtuar atmosferën, në sfond të videos dëgjohet kënga patriotike “Kuq e Zi” nga Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi – një marsh që më shumë se për t’u dëgjuar, është për t’u ndjerë.
A është ky një bast për famë apo për fat? Mbetet për t’u parë sot mbrëma. Versus.al







