MAGAZINË /

“E kam vëlla”, zyrtari i Besiktasit befasohet me fjalët që Rashica tha për Asllanin

Shkruar nga Versus

“E kam vëlla”, zyrtari i Besiktasit befasohet me fjalët

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani e kompletoi mbrëmë (e premte) transferimin te gjiganti turk Besiktas.

Asllani u transferua në elitën e futbollit turk në formë huazimi nga Interi, pas një aventure jo aq të mirë me Torinon.

Te Besiktasi, Asllani e ka gjetur edhe yllin kosovar Milot Rashica me të cilin ndau disa momente së bashku gjatë seancës së tij të parë stërvitore. Aty ra në sy edhe komunikimi i Rashicës me një zyrtar të Besiktasit, me këtë të fundit që e pyeti yllin vushtrrias se a e njeh Asllanin.

“E njeh? E ke shok?”, ishte pyetja e zyrtarit të Besiktasit, teksa nuk vonoi përgjigja e Rashicës i cili i tha “Jo, e kam vëlla”.

Besiktasi mban gjithashtu opsionin për blerjen përfundimtare të kartonit të Asllanit, në rast se ky i fundit bën paraqitje të mira në Turqi.

Poll