MAGAZINË /

'E pashë një herë duke vjellë' , deklarata të çuditshme të Gjestit pasi Egli la shtëpinë: Ja ajo, ja unë në këtë shtëpi

Shkruar nga Versus
'E pashë një herë duke vjellë' , deklarata të
Gjesti/ Egli

Pas largimit të papritur të Egli Takos nga Big Brother VIP Albania, Gjesti ka bërë disa deklarata të forta, duke reflektuar mbi marrëdhënien e tyre dhe ndikimin që ka pasur në këtë situatë.

Në deklaratën e tij të parë, Gjesti u shpreh: “Ku i ka lënë Egli cigaret se ia marrin këta”

Më pas ai ka mohuar se largimi i saj ishte rezultat i sjelljes së tij, duke thënë: “I ka ekzagjeruar gjërat, i ka marrë shumë afër zemrës. S’kam lidhje unë që iku ajo.”

Megjithatë, më pas ka pranuar se ai vetë kishte menduar një ultimatum për të ardhmen e tyre në shtëpi: “Unë sot e pata njet, ja ajo, ja unë në këtë shtëpi. Pasha një Zot, po. Nuk shkon kështu, Rozi.”

Ai gjithashtu ka treguar se kishte kuptuar që Egli nuk ishte mirë emocionalisht dhe se stresi po e konsumonte: “E kom ditur që del… kur shkova te banjo, e pashë një herë duke vjellë, asgjë nuk ka pasur për të vjellë. E kuptoj kur është e vjella, edhe e dija që e ka prej stresit.”

Në një moment reflektimi, Gjesti ka pranuar se ishte i vetëdijshëm për ndjenjat e thella që Egli kishte ndaj tij dhe ndikimin që kjo kishte në gjendjen e saj emocionale:
“Shkaktari jam unë, prej meje, që më ke dashur shumë dhe që ke bërë si e çmendur.”

Megjithatë, ai është shprehur se nuk kishte pasur ndjenja të thella për të:
Nuk kam mundur, kam pasur senet e mia me të. Edhe pse dashuri të thellë nuk kam pasur. S’kam pasur.”

Përfundimisht, ai ka shprehur keqardhje për mënyrën se si përfundoi kjo histori brenda shtëpisë, duke thënë:
Unë s’kam dashur të vijë në këtë pikë, prandaj të kam bërtitur. S’kam dashur të lëndoje ti veten, kështu që të kërkoj shumë falje.”

Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku disa e fajësojnë për largimin e Eglit, ndërsa të tjerë mendojnë se ai ka bërë përpjekje për ta ndihmuar.

Tags:

bbva

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: