
Një moment i pazakontë u shënua gjatë spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother Albania 5. Njëri prej banorëve, Rogert Stërkaj u izolua në dhomën e reflektimit pas shkeljes së rregullave me fyerjet kundrejt banorëve të tjerë.
Por teksa moderator Ledion Liço do t’i komunikonte masën e marrë nga Vëllai i Madh për të ardhmen e tij në spektakël, u zbulua se banorin e kishte zënë gjumi ndërsa ishte shtrirë përtokë.
Pas disa përpjekjesh nga moderator dhe një alarm i vendosur në dhomën e reflektimit, u mundësua që Rogerti të zgjohej. U vendos që publiku të votojë nëse ai duhet të rikthehet apo jo brenda shtëpisë me banorët e tjerë. Versus.al

