MAGAZINË /

E pret Real Madridi, Mbappe befason me deklaratën e e tij: Kam dëshirë të luaj për këtë skuadër italiane

Mbappe ka zbuluar për SkySport se ka dëshirë që një ditë të luajë për Milanin duke theksuar se kishte qenë tifoz i skuadrës italiane që në moshë të vogël.

Shkruar nga Versus
E pret Real Madridi, Mbappe befason me deklaratën e e tij: Kam
Kylian Mbappe

Futbollisti francez, Kylian Mbappe është tashmë futbollist i lirë pasi i skadoi kontrata me Paris Saint Germain, kontratë të cilën nuk e vijoi.

Teksa është i lidhur me një kalim të mundshëm tek skuadra e Real Madridit, Kylian Mbappe ka befasuar me deklaratën e tij ku shprehet se që i vogël kishte pasur dëshirë të luante për Milanin, gjë që edhe familjarët e tij e dëshironin.

“Futbolli italian? Asnjëherë nuk e dini se çfarë ndodh! Gjithmonë thosha: nëse një ditë do të shkoj në Itali, do të shkoj në AC Milan… sepse isha një tifoz i madh i Milanit! Si fëmijë, kam qenë një tifoz i madh i AC Milan dhe ende e shikoj gjithmonë Serinë A, gjithmonë jam duke ndjekur çdo ndeshje të Milanit. E gjithë familja ime, të gjithë janë tifozë masivë të Milanit!” tha Mbappe për SkySport.

Poll