Jo vetëm Bajrami me golin më të shpejtë në historinë e Europianëve, por edhe Gjasula me ndeshjen e sotme ka shënuar një rekord të veçantë.
Fillimisht i pafat, dukë shënuar në portën tonë në minutën e 76-të dhe në fund duke ‘shlyer’ gabimin dhe u bë heroi i kuqezinjve.
Në këtë mënyrë, Gjasula bëhet zëvendësuesi i parë në historinë e Europianeve apo Botëroreve që arrin të shënojë në të dy portat në një rastësi të çuditshme që e bëri atë protagonist në këtë mënyrë.







