MAGAZINË /

Elhaida Dani braktis Festivalin në RTSH-së për të performuar në Itali!

Elhaida Dani mungoi në netët e fundit të Festivalit të 64-t të RTSH-së për shkak të një angazhimi artistik në Itali. Mungesa e saj u vu re pas përfundimit të spektaklit, duke hapur diskutime mbi organizimin e festivalit.

Shkruar nga Versus
Elhaida Dani braktis Festivalin në RTSH-së për të performuar
Elhaida Dani në spektaklin italian “Vallëzim me yjet”

Një ngjarje e pazakontë në Festivalin e 64-t të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Ndërsa 23 artistë garonin në netët magjike për të mbërritur te kënga fituese “Nan e Alis”, drejtoresha artistike e këtij edicioni, Elhaida Dani, ishte zhdukur nga prapaskenat e spektaklit – për t’u shfaqur në një skenë tjetër, atë italiane, përkrah këngëtarit të famshëm Ricardo Cocciante.

Burime nga festivali bëjnë me dije se Elhaida ishte në Shqipëri vetëm gjatë hapjes së natës së parë, për t’u larguar më pas drejt Italisë, ku dha një performancë “rrëzellitëse” që surprizoi publikun italian, por njëkohësisht la pas një vakuum të madh në organizimin e spektaklit më të madh muzikor të vitit në Shqipëri.

Asnjë nga spektatorët dhe ndjekësit nuk e vuri re menjëherë mungesën e saj, por stafi artistik, producentët, skenaristi dhe drejtori i festivalit e ndjenë plotësisht mungesën e figurës që duhej të drejtonte gjithë “orkestrën” e pas skenave.

Lëvizja e saj ka ndezur debate për mënyrën si përzgjidhen drejtorët artistikë në festivale të tilla madhështore.

A mund të jetë e pranueshme që drejtoresha e spektaklit të braktisë produksionin për të ndjekur një projekt personal jashtë vendit?

Elhaida Dani, e cila sipas marrëveshjeve zyrtare ka një kontratë trevjeçare me RTSH-në për drejtimin artistik të festivalit, duket se ka lënë pas një pikëpyetje të madhe./Versus.al

 

Poll