Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) për lirimin e hapësirave publike.
Katër qytetarë, në mesin e tyre dhe një polic bashkiak që kundërshtonin ndërhyrjen në bizneset e tyre në hyrje të qytetit, u përplasën fizikisht me drejtorin e IMT-së dhe inspektorin përgjegjës, duke shkaktuar tension të madh në vendngjarje.
Efektivët e Policisë Rrugore ndërhynë menjëherë për të neutralizuar situatën, por një punonjës u godit nga disa persona dhe u detyrua të nxirrte armën e shërbimit, duke qëlluar në ajër për të shpërndarë turmën.
Në vijim, forcat speciale "Shqiponja" u njoftuan dhe mbërritën shpejt, shoqëruar në komisariat të gjithë personat e përfshirë për veprime procedurale të mëtejshme.
Ngjarja hap debate mbi tensionet midis autoriteteve dhe qytetarëve gjatë operacioneve për hapësirat publike në Vlorë./Versus.al

