AKTUALITET /

Agasi fundos bashkëpunëtorët, i gjendet pajisja përgjuese! Takime me zë e figurë me ministra e drejtoreshën e AKSHI-t

Shkruar nga Versus
Agasi fundos bashkëpunëtorët, i gjendet pajisja përgjuese!
Ergys Agasi

Ergys Agasi, biznesmeni i shpallur në kërkim nga SPAK nën akuzë për veprat penale “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”, ka fundosur edhe bashkëpunëtorët e tij ndër vite brenda administratës shtetërore.

Dosja voluminoze e SPAK ka nxjerrë në dritë përgjimet e kryera nga vetë Agasi me anë të një pajisjeje që ai kishte në zyrën e tij ku takohej me personalitete të botës së biznesit, qeveritarë si dhe zyrtarë të lartë të policisë së shtetit. Sipas mediave, pajisja kishte sistem regjistrimi me zë dhe me video, duke u konsideruar si një ndër provat më të forta në duart e SPAK.

Gjatë kontrolleve në një prej zonave t ëish-bllokut që ai kishte në pronësi, i është sekuestruar pajisja e përgjimit, laptopi dhe 7 telefona. Agasi së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj janë shpallur në kërkim për grup të strukturuar kriminal së bashku me drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj për 12 procedura tenderimi dhe pengmarrjen e biznesmenit Gerond Meçe me qëllim detyrimin e tij për t'u tërhequr nga një tender. Versus.al

Poll