Ajo nuk është më zyrtarisht princesha e oborrit mbretëror shqiptar, por Elia Zaharia ende nuk është ndarë dot nga titulli i saj dhe mbiemri Zogu...
Të paktën në rrjetet sociale, ku mban ende emrin e saj të martesës Elia Zaharia Zogu. Divorci i Elias dhe Princ Lekës këtë vit ka qenë një ndër çështjet më të komentuara të shoëbizit dhe jo vetëm, ndaj çdo publikim i ish-çiftit mbretëror shqiptar ndiqet me mjfat vëmëndje, jo vetëm nga media, por dhe ndjekësit e tyre.
Së fundmi Elia ka publikuar në Instagram një foto me fustan të kuq, ku duket në formë shumë të mirë jo vetëm fizike, por edhe shpirtërore. Publikimi i Elias erdhi pak ditë pasi Princ Leka, zyrtarizoi "përballë botës" marrëdhënien e tij të re me fotografen Blerta Celibashi.
Sigurisht që pas publikimit nuk kanë munguar dhe komentet, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë shumë pozitive kundrejt Elias.
Ndjekësit e kanë komplimentuar Eljan edhe shprehen se ajo është Princesha e vërtetë.
Leka Zogu II dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund edhe zyrtarisht martësës së tyre gati 8 vjeçare, pas konflikteve të muajve të fundit që arriti kulmin me akuza të ndërsjellta për dhunë në familje pas publikimi të një videoje në Pallatin Mbretëror. Në maj të këtij vitit, Gjykata Civile e Tiranës zgjidhi përfundimisht martesën mes tyre. Vendimi i zbardhur i divorcit mban datën 25 prill 2024 dhe meqë zgjidhja e martesës është e dakordësuar nga të dy, vendimi pritet të mos apelohet duke marrë kështu formë të prerë.
Në vendim thuhet se Elia Zogu do të mbaje mbiemrin që ka patur para martese "Zaharia", ndërsa është pranuar se zgjidhja e martesës do të bëhet në bazë të marrëveshjes së firmosur mes tyre më 15 janar 2024 që përcakton përfitimet pas divorcit dhe sa herë Princ Leka do të takojë vajzën e vogël Geraldina








