
Aktorja Elia Zaharia ka treguar për herë të parë pse ajo mban në rrjete sociale akoma mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj Princ Leka.
Elia shprehet se është një problem teknik që edhe pse ka pajtuar kompani prestigjioze IT nuk po arrin dot që ta ndërroj mbiemrin në rrjete sociale.
''Nuk hiqet. Nuk varet nga unë. Kam dy vite që përpiqem me kompanie IT profesionale po nuk funksionon. Nuk e di çfarë e pengon është diçka teknike që nuk funksionon. Ekipet e Facebook dhe Instagram nuk po i japin dot drejtim. Ka mbetur ashtu, e kuptoj që shumë njerëz mund ti bezdiste dhe ngrene pyetje pse e mban. Madje në çdo afishe teatri kam patur vetem emrin Elia Zaharia, nuk kam punuar asnjëherë me mbiemër tjetër. Derisa sa të zgjidhet le ta mendojnë se është mbiemri i Geraldinës, vajzës sime.' shprehet aktorja.
Pyetje: Mund të hapni dhe një tjetër?
Elia Zaharia: Mund të hap dhe një tjetër por jemi në promovim të shfaqje dhe me ritmin e punës qe kemi ne e kemi vështirë ta ndërpresim këtë pjesën promovuese se dhe instagramin dhe rrjetet sociale më shumë për punë i kam sesa për përditshmërinë. Ka vështirësinë e vet por nuk është e pamundur.
Elia Zaharia dhe Princ Leka i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare vitin e kaluar.
Ata u martuan në një ceremoni që mori vëmendjen e gjithë vendit dhe jo vetëm. 4 vite më vonë erdhi në jetë bekimi i parë dhe duket se i vetëm për çiftin, vajza e tyre Geraldina. Versus.al







