MAGAZINË /

Eliminimi i Gimbos, Selin përlotet në dhomën e rrëfimit: Ndihem njeri pa njeri

DJ Gimbo largohet nga Big Brother VIP, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit – Pas eliminimit të tij, Selin shprehet se do t’i bëhet shumë më e vështirë të vazhdojë brenda shtëpisë pa praninë e DJ Gimbos.

Shkruar nga Versus

Eliminimi i Gimbos, Selin përlotet në dhomën e rrëfimit:

Pas televotimit të hapur të shtunës, ku ishte në një nominim “kokë më kokë” me Brikenën, DJ Gimbo u largua përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP mbrëmjen e së martës.

Pas eliminimit të tij, Selin u duk e përlotur, ndërsa ish-banori i foli nga studio.

Por në profilin zyrtar të Big Brother Vip 5 u publikua një video e Selin në Dhomën e Rrëfimit menjëherë pas përfundimit të Prime-t të mbrëmjes së djeshme.

Aty, ajo shfaqet me lot në sy dhe thotë se do t’i bëhet më e vështirë tani që Gimbo nuk është më pjesë e shtëpisë:

“E dija që do të ndodhte kështu. Jam mërzitur se ishte e vështirë kur ishte ai këtu, imagjino pa Gimbon fare. E di kur je kështu, njeri pa njeri”, tha Selin.

Largimi i DJ Gimbos duket se ka krijuar një boshllëk emocional në shtëpinë e Big Brother VIP, duke rritur tensionin dhe emocionet mes banorëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Poll