
Showbizi shqiptar duket se është sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një histori të re që po përflitet mes bukuroshes së ekranit Erjola Doçi dhe fituesit të “Big Brother VIP Kosova 2”, Lumbardh Salihu.
Sipas burimeve të sigurta për emisionin “Prive”, mes Erjolës dhe Lumbardhit është krijuar një afrimitet që shkon përtej miqësisë.
Dyshja u njoh më nga afër gjatë përgatitjeve për një projekt filmik ku do të luanin rolet kryesore. Edhe pse Lumbardhi më pas u tërhoq nga filmi për arsye financiare, duket se lidhja mes tyre nuk u zbeh.
Për momentin, asnjëri nuk ka dhënë ndonjë konfirmim publik dhe gjithçka mbahet “nën radar”.
Por pyetja mbetet: A do të kemi së shpejti një histori dashurie të re të konfirmuar, apo kjo marrëdhënie do të mbetet thjesht një kapitull i paqartë në kronikat rozë?








