Euro 2024 ka rezervuar sot përballje të cilat mund të jenë vendimtare lidhur me kalimin e skuadrave në fazën tjetër të kompeticionit.
Kështu në grupin B ku ndodhet edhe Shqipëria, përballen sonte në orën 21:00 dy gjigandët e kompeticionit Spanja dhe Italia. Të dyja skuadrat vijnë nga fitore të mëparshme, Italia kundër Shqipërisë 2-1 dhe Spanja kundër Kroacisë 3-0. Përballja mes tyre do të caktojë fatin e skuadrave që mund të kualifikohen drejt fazës tjetër.
Nga ana tjetër, në grupin C, Serbia e cila vjen pas humbjes ndaj Anglisë 0-1, do të përballet sot në orën 15:00 me Slloveninë që vjen nga barazimi me Danimarkën. Ndërsa Anglia përballet me Danimarkën në orën 18:00. Versus.al








