Austria, me JJ dhe këngën "Wasted Love", doli fituese e Festivalit të 69-të të Këngës në Eurovision, pasi mori disa dhjetëra vota nga juritë edhe votat e publikut. Megjithatë, nuk u rendit e para në televotim, pasi atë pozicion e mori Izraeli, ndwrsaa vendin e tretw pwr vota e mori kwnga shqiptare e Shkodra Elektronike.
Megjithatë, midis 26 vendeve që garuan, kishte dy që nuk arritën të merrnin asnjë pikë nga publiku.
Njëri prej tyre ishte vendi organizator, Zvicra, e cila performoi jashtëzakonisht mirë në panelet e gjyqtarëve, duke grumbulluar 214 pikë. Megjithatë, publiku e ndryshoi situatën, duke i dhënë Zvicrës zero pikë.
Vendi tjetër që dukej se nuk e preku fare audiencën e Eurovisionit ishte Mbretëria e Bashkuar. Këngëtarët e grupit "Remember Monday" nuk mund ta besonin atë që dëgjuan, pasi kishin marrë 88 pikë nga gjyqtarët. Vërehet se për të dytin vit radhazi, Britania merr zero pikë nga televotimi.
Shihni fragmentet përkatëse në minuten e 6:10 dhe atë të 11:00







