
Bernard Hulme është një prej konkurrentëve të “Big Brother Vip”. Ai ka lindur dhe rritur në Tiranë dhe prej vitesh jeton në Londër. Historia e tij e jetës ka prekur opinionin publik shqiptar.
Pak javë më parë ai deklaroi në një nga netët e “prime” se është homoseksual, ndërsa mbrëmjen e së martës janë zbuluar detaje të reja nga jeta e tij, përmes një rrëfimi tronditës ku ka treguar se kur ka qenë fëmijë është përdhunuar.
Në linjën e jetës, zbuloi se ka qenë farë i vogël, kur fqinji e ka marrë dhe e ka futur në dhomën e gjumit duke abuzuar.
Megjithatë nga martesa me partneren e tij në Angli, ai ka dhe një vajzë biologjike dhe një të adoptuar.
“Unë njoha Enam, më solli gëzim, më shtoi lumturinë dhe që e dua shumë. Një gjë është e sigurt, ai që të do të do ashtu si je”, tha ai për partnerin.
Burime jo zyrtare thonë për Versus.al se Bernardi nuk i ka shkëputur marrëdhëniet me Shqipërinë, për shkak të lidhjeve farefisnore, ku mes tyre është edhe Lulzim Basha.
Sipas burimit, ai dhe Lulzim Basha janë kushërinj të parë mes tyre.
Megjithatë mbetet të shihet nëse kjo do të faktohet në vijim, nga mediat apo persona të tjerë të ndërlidhur. /Versus.al/








