
Mbrëmja e djeshme në fermë ka sjellë emocione të forta për Indrin, i cili është surprizuar nga nëna e tij me një tortë ditëlindjeje, në një moment të mbushur me lot gëzimi dhe urime të ndjera. Mes përqafimeve dhe emocioneve, ajo i uroi të birit shumë vite të lumtura, duke e këshilluar të shijojë këtë eksperiencë dhe të qeshë sa më shumë gjatë rrugëtimit të tij në spektakël.
Surpriza është bërë edhe më e veçantë pasi në moment ka qenë e pranishme edhe Vanesa, me të cilën Indri ka krijuar një romancë brenda formatit, duke i dhënë skenës një atmosferë edhe më të ngrohtë dhe familjare.
E ftuar sot në “Ferma Club”, nëna e Indrit ka folur hapur për ndryshimet në jetën e të birit dhe për emocionet që po përjeton duke e ndjekur nga afër këtë rrugëtim.
“Vajzë e çiltër, e fortë, ka marrë përsipër dhe atë që i ka munguar në atë momente Indrit, forcën. Unë besoj shumë te kjo dashuri sepse e njoh djalin tim. Tani njoh edhe Vanesën që është e fortë.”
Ajo është ndalur edhe te periudhat e vështira familjare që Indri ka kaluar, duke theksuar ngarkesën emocionale që ai ka mbajtur ndër vite:
“Indri ka një moshë tjetër me Vanesën. Pas periudhës së vështirë të jetës së tij, pas këtij 2-vjeçari që është divorcuar, kemi pasur probleme të mëdha familjare. Indri këto gjëra i ka mbi shpatulla. Në momentin që ia lejoi vetes me u hedh në fillim, ai u kthye në realitet. Janë gjëra shumë intime, që nuk mund t’i tregosh në moment të papërshtatshëm.”
Nëna e fermerit ka shprehur gjithashtu vlerësim për Vanesën dhe sjelljen e saj brenda fermës:
“Me Vanesën jam shumë e kënaqur me rrugëtimin e saj.”
Në fund, ajo ka ndarë ndjesitë e saj pozitive për raportin mes tyre:
“Unë e ndjeva respektin dhe dashurinë e Vanesës për mua, si nëna e Indrit. Ndjesia ime ishte shumë pozitive. Jam e kënaqur kur shoh tim bir të kënaqur. Djali im në një ambient të mbyllur ka gjetur një person që e do.”
Momenti mes surprizës, familjes dhe romancës së re ka bërë që Indri të jetë në qendër të vëmendjes, duke u kthyer në një nga historitë më të ndjekura të këtij edicioni në fermë.

