Moderatorja Fjoralba Ponari në një video në Instastory tregoi se ishte shokuar pasi në një kuti aksesorësh që i kishin bërë dhuratë kishte gjetur flokë dhe nyje.
"Jam totalisht e shokuar nga kjo që do t’ju tregoj tani. Isha duke bërë gati valixhen. E kam kthyer shtëpinë përmbys. Dhe duke kërkuar mes aksesorëve hapa një kuti që ma kishin bërë dhuratë dhe kjo ishte brenda saj", tha duke treguar flokët me nyje të mbështjella me letër. "Nëse s’do të kisha parë flokët, do ta kisha hedhur", u shpreh moderatorja.
Por çfarë është një magji?
Magjia synon drejtpërdrejtë një person më qëllim për ti bërë keq. Në çdo magji ka shenjat e veta dalluese.
A mund ti bësh magji dikujt dhe të mos e dish?
Në përgjithësi magjitë kanë qëllim keqëdashës. Një magji nuk është kurrë e rastësishme dhe zakonisht kryhet nga një person që ka njohuri mbi magjitë. Mallkimet, nga ana tjetër, ndonjëherë janë më pak të qëllimshme dhe mund të vihen në lëvizje dhe kur dikush thjesht mendon ose flet keq ndaj një personi.
Çfarë duhet të bëni nëse keni një magji?
Nëse keni një magji ajo është praktikuar nga një amator. Profesionistët në përgjithësi janë të zënë me gjëra më të rëndësishme. Megjithatë, amatorët mund të kenë shumë fuqi edhe kur teknika e tyre mungon, dhe mallkimet e tyre mund të jenë shumë të rrezikshme. Por mund të ndiqni teknikat e mëposhtme.
Çfarë ju duhet?
Një send, njeri apo një vend që ka qenë i mallkuar.
Një kovë me ujë, mjaftueshëm e madhe për të larë targetin e magjisë, ose ujë mjaftueshëm për ta spërkatur në vendin që mendohet se ka qenë i mallkuar.
Kripë deti. Raporti ujë-kripë duhet të jetë 100 me 1. Nëse keni dyshime për masën e kripës që do të hidhni në ujë, kini parasysh që është më mirë të hidhni më shumë sesa më pak.
Koha më e mirë për ta bërë këtë ritual?
Gjatë një Hëne të Re, një ditë të marte, në mesditë ose në mesnatë, gjatë agimit ose gjatë muzgut.
Mbusheni kovën (vaskën) me ujë. Temperatura e ujit duhet të jetë e përshtatshme, nëse brenda do të futet një njeri.
Hapeni enën e kripës së detit dhe mbajeni pak. Pastroni mendjen dhe përqëndrohuni tek fjalët që do të thoni më pas. Thuaji ato me ngadalë,me shumë besim dhe me përdor gjithë fuqinë e mendjes në ato pak sekonda.
"Në emër të etërve të mi, të Zotave dhe vetes, i bëj thirrje krijesave të Tokës dhe Ujit: Ejani, pastroni (emrin e atij/asaj që mendoni se i kanë bërë magji) nga të gjithë magjitë e liga dhe djallzore dhe më ktheni (mua, atij) ekuilibrat dhe shëndetin. Sipas vullnetit tonë, kështu do të jetë!"
Pasi t'i keni thënë këto, vendosni kripën në ujë. Gjatë kësaj kohe është e rëndësishme të jeni të qetë dhe në gjendje meditimi. Nëse mendoni se jeni ju ai/ajo që ju kanë bërë magji, futuni në vaskë, shtrihuni dhe zhytuni. Bëjeni këtë për 10 minuta. Kur të mbaroni shpëlahuni dhe hiqeni kripën nga trupi.
Në përfundim do të thoni të njëjtën fjali që thatë më parë.
"Ju falenderoj, krijesat e Tokës dhe të Ujit në emër të vetes, të Zotave dhe të etërve të mi. Çliroji në shtëpitë e tua, duke mos bërë asnjë dëm gjatë rrugës tënde dhe kthehu tek unë me zemër të gëzuar. Sipas vullnetit tonë, kështu do të jetë!"
Qëllimi i këtij rituali është pastrimi nga energjia e keqe e magjisë, por nëse magjia ka qenë shumë e fuqishme, duhet të kërkoni një tjetër ndihmë sepse ka gjasa të mos bëjë punë./ Exemplore







