MAGAZINË /

Magji në një kuti dhurate? Shokohet Fjoralba Ponari, moderatorja tregon se si veproi: Zgjidhat nyjet...

Moderatorja Fjoralba Ponari me anë të një videoje në Insta Story ka treguar se është shokuar kur brenda një kutie aksesorësh, që ia kishin bërë dhuratë, gjeti flokë dhe nyje.

Shkruar nga B.SH
Magji në një kuti dhurate? Shokohet Fjoralba Ponari, moderatorja
Fjoralba Ponari

Moderatorja Fjoralba Ponari me anë të një videoje në Insta Story ka treguar se është shokuar kur brenda një kutie aksesorësh, që ia kishin bërë dhuratë, gjeti flokë dhe nyje.

"Jam totalisht e shokuar nga kjo që do t’ju tregoj tani. Isha duke bërë gati valixhen. E kam kthyer shtëpinë përmbys. Dhe duke kërkuar mes aksesorëve hapa një kuti që ma kishin bërë dhuratë dhe kjo ishte brenda saj", tha duke treguar flokët me nyje të mbështjella me letër. "Nëse s’do të kisha parë flokët, do ta kisha hedhur", shprehet Fjoralba.

Më pas moderatorja tregon veprimin e radhës që ndërmori.

''Zgjidha nyjet, i dogja dhe i hodha në ujë që derdhet në lumë. Kështu më thanë, kështu bëra. Nuk para besoj po ndjesi të mirë nuk më dha. Nejse natën e mirë e ma bëfshi gjumën e ëmbël se unë 2 orë më vonë se zgjidhuri nyje, kam ende një valixhe për të bërë.’ shprehet moderatorja.

Magji në një kuti dhurate? Shokohet Fjoralba Ponari, moderatorja
Postimi i Fjoralba Ponarit
Poll