Deklaratat e Joz Markut gjatë një bisede me Gjestin dhe Amberin brenda shtëpisë së Big Brother Vip janë bërë virale.
Nisur nga aludimet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie seksuale, Jozi bëri deklaratën e rëndë për Rozanën dhe Livian.
‘Kur ka fjet me atë zonjën që ka dal jashtë, mos t’ia përmend emrin çfarë nuk i kemi parë duke bërë poshtë jorganit. Në rregull u kry. Tani unë me i thënë, unë i kam parë. Çfarë kanë bërë unë i kam parë. Unë çfarë nuk kam parë te ajo dhe nuk kam folur. I kam parë një million herë.' është shprehur Jozi.
Në lidhje me këtë deklaratë të Jozit ka ardhur dhe reagimi i Livias.
'Zonjës në fjalë s'ke as nderin t'ja përmendish emrin sidomos me këto shpifje. Llumi i llumit’ shkruan Livia në postim.









