MAGAZINË /

FBI nis hetimet ndaj Federatës argjentinase të futbollit, dyshime për pastrim parash

Raportet ndërkombëtare bëjnë të ditur se autoritetet amerikane po hetojnë një sërë veprimesh të federatës, të cilat dyshohet se janë kryer në territorin e Shteteve të Bashkuara

Shkruar nga Versus

FBI nis hetimet ndaj Federatës argjentinase të futbollit, dyshime

Një skandal me përmasa të mëdha ka shpërthyer në futbollin argjentinas, vetëm pak orë pasi kombëtarja siguroi kualifikimin në çerekfinale falë një përmbysjeje dramatike ndaj Egjiptit.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Federata Argjentinase e Futbollit është vënë në qendër të një hetimi të nisur nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), lidhur me dyshime për një skemë pastrimi parash dhe mashtrimi financiar që, sipas pretendimeve, arrin vlerën e rreth 300 milionë eurove.

Raportet ndërkombëtare bëjnë të ditur se autoritetet amerikane po hetojnë një sërë veprimesh të federatës, të cilat dyshohet se janë kryer në territorin e Shteteve të Bashkuara. Çështja ka tërhequr vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare sportive, për shkak të përmasave të saj dhe rolit të rëndësishëm të Federatës Argjentinase në futbollin botëror./Versus.al

 

Poll