Reperi i njohur kosovar, Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, duket se po kalon një periudhë të vështirë në jetën e tij personale.
Pas konfirmimit të martesës me Nita Bajramin, pak kohë pas ndarjes nga modelja Arbenita Ismajli, Fero ka bërë një veprim që ka ngritur dyshime të forta për një mundësisë tjetër ndarje.
Reperi ka hequr Nita Bajramin nga lista e ndjekjeve në rrjetet sociale, një lëvizje që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një shenjë të mundshme të përfundimit të lidhjes mes tyre.
Për t'u kujtuar, Fero, pas ndarjes nga modelja Arbenita Ismajli – me të cilën ka një vajzë, Ninën – u fokusua tek thellimi i besimit të tij në fenë islame dhe shpalli një fillim të ri si njeri dhe artist. Gjatë atij periudhe, ai shprehej hapur për dashurinë e madhe që ndiente për gruan e tij të re dhe për besimin e përbashkët që i bashkonte./Versus.al







