Këngëtari Luiz Ejlli ka uruar Ditën e Pavarsisë në një mënyrë të veçantë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luizi uroi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke shkruar:
“Gëzuar ditën e Flamurit. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që janë.”
Përveç urimit, ai interpretoi një nga këngët më të fuqishme të traditës shqiptare, duke rikujtuar rëndësinë e bashkimit kombëtar dhe krenarinë për flamurin kuq e zi.
Kjo këngë, bazuar në vargjet e Fishtës, është një himn i fuqishëm që frymëzon shqiptarët dhe evokon historinë e lavdishme të kombit.
View this post on Instagram