MAGAZINË /

Dafina Zeqiri i dërgon dron Mimoza Ahmetit, banorët e Ferma Vip zhduken nga oborri: "Forca të duam" - VIDEO

Surprizat nga qielli vazhdojnë të ndezin atmosferën në reality show. Pas Taynës, një tjetër dedikim “fluturon” mbi banorët dhe kthen vëmendjen te poetja e njohur

Shkruar nga Versus

Dafina Zeqiri i dërgon dron Mimoza Ahmetit, banorët e Ferma Vip

Reality show “Ferma VIP” po vazhdon të mbajë ritmin e surprizave që vijnë nga jashtë, dhe këtë herë vëmendja është fokusuar te një tjetër moment viral: një dron i dërguar nga Dafina Zeqirit, me dedikim për Mimoza Ahmetin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Sipas asaj që po qarkullon në rrjet droni ka sjellë një mesazh të personalizuar për poeten dhe figurën publike, duke i shtuar edhe më shumë “ngjyrë” dhe emocion dinamikës së reality shoë-t.

Ky është droni i dytë i këtij lloji që tërheq vëmendjen në fermë, pas atij të mëparshëm të lidhur me këngëtaren Tayna, i cili gjithashtu kishte bërë bujë mes banorëve dhe në rrjetet sociale, duke u komentuar gjerësisht si një moment i veçantë i ndërveprimit mes fansave dhe lojës.

“Ferma VIP” po shndërrohet kështu në një skenë ku realiteti dhe shoëbizz-i ndërthuren në kohë reale, me dronët që janë kthyer në mënyrën më “cool” për të sjellë mesazhe, surpriza dhe emocione direkt në zemër të lojës.

Poll