
Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme në “Ferma VIP”, Alba pati një moment të vështirë ku nuk ndihej mirë, gjë që u vu re menjëherë nga moderatorja Luana Vjollca.
Situata u bë edhe më e tensionuar kur Keisi ndërhyri, duke thënë se arsyeja e gjendjes së Albës ishte fakti që Limi – partneri i saj – po festonte jashtë, ndërkohë që mungonte në spektakël.
Pak çaste më vonë, Alba bëri një deklaratë të pazakontë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Ajo paralajmëroi se do të shkaktonte një "tërmet" në banesën që ndan me Limin, pranë Liqenit Artificial.
“Po bëj një thirrje publike për të gjithë banorët e rezidencës pranë Liqenit Artificial që të largohen, sepse do jemë atje për 30 minuta dhe nëse ndodh ndonjë tërmet, nuk mbaj përgjegjësi”, tha ajo me tone dramatike.
Pas kësaj deklarate, Alba u largua papritur nga spektakli, duke lënë të gjithë të habitur.
Vetëm pak më vonë, ajo postoi një story në Instagram ku tregonte se ndodhej pikërisht në zonën e Liqenit Artificial – vendi ku ajo dhe Limi thuhet se jetojnë. Edhe pse nuk dha shumë shpjegime, prania e saj aty menjëherë pas paralajmërimit ngriti shumë pikëpyetje mbi atë që ndodhi realisht jashtë kamerave.







