MAGAZINË /

FOTO/ Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës, tifozët kuq e zi ‘mbulojnë’ kryeqytetin me qeleshe e flamuj

Tifozët e Kombëtares kanë dalë masivisht në rrugë, veshur me ngjyrat kuqezi dhe me qeleshet tradicionale që i japin një frymë të veçantë festës.

Shkruar nga Versus
FOTO/ Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës,

Pak orë na ndajnë nga ndeshja e madhe Shqipëri-Serbi dhe Tirana është përfshirë nga një valë entuziazmi dhe patriotizmi të papërmbajtshëm. Tifozët e Kombëtares kanë dalë masivisht në rrugë, veshur me ngjyrat kuqezi dhe me qeleshet tradicionale që i japin një frymë të veçantë festës.

Këngët patriotike dhe brohoritjet mbushin ajrin, ndërsa qyteti duket si një det kuq e zi, duke dhënë shpresë për fitoren e shumëpritur në “Arena Kombëtare”.

Mijëra forca policore janë në gatishmëri për të siguruar që festa të zhvillohet në paqe dhe rend, duke garantuar sigurinë e tifozëve dhe lojtarëve në këtë përballje që do të ngjallë emocione të forta.

Në Grupin K të kualifikimeve për Botërorin 2026, Shqipëria është aktualisht në vend të dytë me 3 pikë, ndërsa Serbia ende nuk ka arritur të marrë asnjë. Ekipi serb mbërriti dje në kryeqytet, i shoqëruar nga masa të rrepta sigurie, dhe ka kryer stërvitjet e fundit në pritje të ndeshjes.

FOTO/ Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës,

FOTO/ Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës,

FOTO/ Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës,

FOTO/ Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës,  

Policia i bën thirrje të gjithë tifozëve dhe qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në krijimin e një atmosfere sportive, kulturore dhe paqësore. Versus.al

Poll