Loredana Brati ka folur së fundmi për romancën e saj të vjetër me Joz Markun, duke e cilësuar atë si të vetmen marrëdhënie serioze të vitit 2025, ndërsa ish-partneri i saj ka reaguar me një thumb ironik.
Loredana Brati, e cila ishte në qendër të vëmendjes pas debatit për puthjen e papritur me David Danon (të cilit i kërkoi të mos e përdorte për vëmendje), u pyet në një intervistë edhe për jetën e saj private.
Ajo u ndal te romanca e saj me ish-banorin e “Big Brother VIP Albania”, Joz Markun, duke e cilësuar atë si: “Burri i vetëm që kam patur këtë vit”.
Pas kësaj deklarate, e cila i jep rëndësi marrëdhënies së tyre, Joz Marku ka reaguar në Instastory duke postuar një foto nga videoklipi i tij, të shoqëruar me një mesazh ironik që u interpretua si përgjigje ndaj saj.
Ai shkroi: “Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen,” duke lënë të kuptohet se ajo duhet të ndjehet e privilegjuar nga kjo marrëdhënie.

