
Siç duket moderatorja Roza Lati ka gjetur sërish dashurinë.
Ishte vetë moderatorja e cila e ka konfirmuar se ka gjetur dashurinë përmes disa postimeve në Instastory.
“Dashuria zemër…dashuria shëron gjithçka…”, shkruan Roza duke postuar pamje nga një takim romantik në një ambient me lule, verë dhe muzikë të mirë. Por, mister la personin që i ka rrëmbyer zemrën.
Duket se jeta e Rozës u bë edhe më e bukur pas pjesëmarrjes së saj në ‘Big Brother VIP Albania’.
Ajo ka treguar se hyrja në ‘BBV’ ishte një vendim i marrë në një nga momentet e saj më të vështira në jetë, duke treguar aty brenda abortin, lidhjen e dashurisë që përfundoi./Versus.al








