Dy banorë të rinj iu bashkuan mbrëmjen e djeshme spektaklit të Big Brother VIP. Njëri producent muzikor, Petro dhe tjetra Daniela modele.
Kanë qenë Xumi dhe Egli të cilët kanë mirëpritur fillimisht dyshen e re. Opinionistja Neda Balluku shprehu mendimin e saj për Petron duke e cilësuar atë si një djalë me strategji të qartë që mund të sjellë një ndryshim të dinamikave në shtëpi.
Për Danielën, Neda u shpreh e impresionuar nga kombinimi i bukurisë dhe intelektit të saj duke marrë parasysh që ka studiuar edhe Shkenca Politike.
“Do të jetë një vajzë që do të japë mendime të thella dhe ka një prezencë të jashtëzakonshme,” tha Neda.
Arbri, nga ana tjetër, është kurioz të shohë se si dy banorët e rinj do të integrohen në grupin ekzistues. Versus.al








